• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siljanoska - Davkova: Të mos e presim verën e ardhshme, menjëherë ta propozojmë Ligjin për menaxhim me kriza dhe të rishqyrtojmë organizatën brenda

Siljanoska - Davkova: Të mos e presim verën e ardhshme, menjëherë ta propozojmë Ligjin për menaxhim me kriza dhe të rishqyrtojmë organizatën brenda

Negotinë, 18 korrik 2024 (MIA) - Kur të ndalen zjarret, menjhëherë të ulemi, të mos presim të vijë vera e ardhshme, ta lexojmë Ligjin për menaxhim me kriza dhe ta rishqyrtojmë organizatën brenda, porositi presidentja Gordana Siljanovska - Davkova, pasi vizitoi pjesëtarët e Armatës të përfshirë në shuarjen zjarrit të madh pyjor në malin Serta në afërsi të fshatit Kalanjevë në Negotinë.

Ajo është e bindur, siç tha, në aftësinë e drejtorit të QMK-së Stojançe Angelov dhe ekipit të tij, si dhe në gatishmërinë e ushtarëve dhe zjarrfikësve.

"Vendi i presidentes si komandant suprem është aty ku ka pjesëtarë të ushtrisë. Herët në mëngjes e nënshkrova vendimin, besoj në aftësinë e tyre, pasi saherë që ka qenë më vështirë, ata ishin në vendin e duhur. Po rritet numri dhe mundësitë për angazhime. E kam të qartë pse dielli është në flamurin tonë, nuk po digjet vetëm Republika jonë, po digjet tërë Ballkani", theksoi Siljanovska - Davkova.

Sipas asaj, fotografitë ndonjëherë janë më dramatike se realiteti.

"Kam dëgjuar Stojançen dhe paralajmërimet e tij, jam e qetë duke e ditur që gjenerali pas meje do të marrë komandën e ushtarëve. E dimë se këta janë pilotë shumë të trajnuar, jo vetëm të aftë, por edhe të guximshëm. Po lutem të bie shi, një ekspert i lartë i ndryshimeve klimatike më tha se mund të presim shi, jo se kjo do ta zgjidhë situatën. Por, aty ku është më rrezik kemi njerëz", potencoi presidentja Siljanovska - Davkova.

Paradite, me vendim të Siljanovska-Davkova, për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe 200 pjesëtarë të Armatës, me çka numri i përgjithshëm i anëtarëve të angazhuar është 300. Së bashku me 100 pjesëtarët e tashëm, të cilët janë angazhuar që nga fillimi i shpalljes së gjendjes së krizës, forcat shtesë do të kryejnë aktivitete në lokacionet ku ka nevojë dhe të cilëve do t'u caktohen nga Qendra për Menaxhim me Kriza, e cila është përgjegjëse për koordinimin e të gjitha institucioneve të përfshira.

"Forcat dhe burimet e angazhuara punojnë në mënyrë të koordinuar së bashku me subjektet e tjera të përfshira, gjë që rezulton të jetë thelbësore në luftën për vënien nën kontroll të zjarreve. Në periudhën e deritanishme Armata vepron me 100 pjesëtarë dhe dy helikopterë të ushtrisë MI-8/17, të cilët angazhohen në lokacione sipas udhëzimeve të Qendrës për Menaxhim me Krizat dhe me lëshimin e më shumë se 150 tonë ujë dhe me angazhim aktiv në terren ato japin kontribut në lokalizimin e zjarreve. Njëherit anëtarët nga VING-u ajror koordinojnë fluturimet e helikoterëve nga Turqia, Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi", informon Shtatmadhoria. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR