• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sikorski: Një sulm rus ndaj NATO-s do të përfundonte me humbjen e Moskës

Sikorski: Një sulm rus ndaj NATO-s do të përfundonte me humbjen e Moskës

 Varshavë, 25 prill 2024 (MIA)  - Ministri polak i Punëve të Jashtme Radoslav Sikorski në fjalimin e sotëm në Parlament tha se një sulm i mundshëm rus ndaj NATO-s do të përfundonte me humbjen e Rusisë dhe se Aleanca duhet t'i rrisë investimet në mbrojtjen e saj.

 Sikorski i parashtroi prioritetet e Qeverisë së kryeministrit Donald Tusk, e cila po përpiqet të tregojë lidership në Evropë për shkak të rritjes së druajtjeve se agresioni rus nuk do të ndalet në Ukrainë.

 Sikorski deklaroi se zhvillimi dhe siguria e Polonisë duhet të bazohet në bashkëpunimin transatlantik dhe integrimet evropiane, si dhe theksoi rëndësinë e miqësisë me Gjermaninë.

 Ai e akuzoi qeverinë e mëparshme të partisë Ligj dhe Drejtësi, të cilën  e udhëhoqi Poloninë nga viti 2015 në vitin 2023, se ka zgjedhur konfrontimin me BE-në.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR