Sijarto: Oferta që Hungaria të jetë vend i takimit mes Putinit dhe Zelenskit vazhdon të jetë i vlefshëm
- Hungaria tashmë dy herë ka ofruar të jetë nikoqire e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa oferta mbetet ende e vlefshme, deklaroi sot ministri i Jashtëm hungarez, Peter Sijarto.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:35, 21 gusht, 2025
Budapest, 21 gusht 2025 (MIA) - Hungaria tashmë dy herë ka ofruar të jetë nikoqire e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa oferta mbetet ende e vlefshme, deklaroi sot ministri i Jashtëm hungarez, Peter Sijarto.
"Nëse është e nevojshme, jemi të gatshëm të sigurojmë kushte të përshtatshme, të drejta dhe të sigurta për bisedime të tilla paqësore. Jemi të lumtur nëse mund të kontribuojmë në suksesin e përpjekjeve për paqe", tha Sijarto në një podkast të transmetuar në Fejsbuk.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, më herët e shpalli mundësinë për takimin mes liderëve të Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Volodimir Zelenski, me qëllim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë që po zgjat që nga shkurti i vitit 2022.
Ekzistojnë disa propozime për vendin ku mund të zhvillohen bisedimet midis Zelenskit dhe Putinit, ndërsa janë përmendur lokacione konkrete si Zvicra, Austria, Hungaria, Turqia dhe jashtë Evropës – Arabia Saudite dhe Katari, të cilat po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm si ndërmjetësues ndërkombëtarë. qa/
Foto: EPA