Sijarto i ashpër ndaj BE-së: Pas kësaj, askush të mos na mësojë për solidaritetin e Bashkimit Evropian
- Hungaria do t'i shfrytëzojë të gjitha mjetet politike dhe ligjore për të parandaluar miratimin e propozimit REPowrEU i cili ka për qëllim ndalimin e importit të energjisë ruse në Bashkimin Evropian, deklaroi dje në Luksemburg ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:46, 21 tetor, 2025
Budapest, 21 tetor 2025 (MIA) - Hungaria do t'i shfrytëzojë të gjitha mjetet politike dhe ligjore për të parandaluar miratimin e propozimit REPowrEU i cili ka për qëllim ndalimin e importit të energjisë ruse në Bashkimin Evropian, deklaroi dje në Luksemburg ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, të cilin e transmetoi mfor.hu, ministri në konferencën për shtyp pas takimit në Këshillin e BE-së për Punë të Jashtme dhe Energjetikë deklaroi se kanë biseduar edhe për propozimin për ndalimin e importit të energjisë ruse.
"Askush në Komisionin Evropian apo këtu në Luksemburg absolutisht nuk është i interesuar për ndikimin që do të ketë ky propozim mbi sigurinë e furnizimit me energji. Pas kësaj, askush të mos na mësojë për solidaritetin e Bashkimit Evropian", theksoi shefi i diplomacisë hungareze.
Ai paralajmëroi se paketa dëshiron të "shtyhet" me shkelje të dukshme dhe të ashpër të rregullave të BE-së, pasi në fakt bëhet fjalë për një sanksion, që kërkon vendim të njëzëshëm, dhe jo vetëm shumicë të kualifikuar. Ministri gjithashtu tha se pothuajse të gjithë përfaqësuesit e vendeve anëtare kanë lavdëruar faktin që prej kohësh kanë eliminuar energjencat ruse.
Në fund shtoi se autoritetet hungareze do ta mbrojnë popullin e vet. qa/
Foto: Sijarto në Fejsbuk, printskrin