• e hënë, 16 dhjetor 2024

Sijarto: Hungaria kurrë nuk do ta furnizojë me armë Ukrainën

Sijarto: Hungaria kurrë nuk do ta furnizojë me armë Ukrainën

Budapest, 29 nëntor 2023 (MIA) - Ministri hungarez për Punë të Jashtme Peter Sijarto sot deklaroi se Hungaria asnjëherë nuk do ta furnizojnë Ukrainën me armë, duke theksuar se sa më shumë armë të dorëzohen, aq më gjatë do të zgjasë lufta.

Në një intervistë për Si-En-En ai shtoi se kryeministri hungarez Viktor Orban është takuar me presidentin rus Vladimir Putin në tetor për të parë nëse kishte vend për paqe në konfliktin.

“Ajo që nuk kemi bërë kurrë dhe nuk do ta bëjmë kurrë është dorëzimi i armëve, sepse ne besojmë se në vend të armëve duhet të mbizotërojë paqja në këtë rajon. Sa më shumë armë të dorëzohen, aq më shumë do të zgjasë lufta, aq më shumë njerëz do të vdesin", tha Sijarto.

Sipas tij, në territorin e Ukrainës ekziston një komunitet i rëndësishëm hungarez.

"Po kryhet një mobilizim i vazhdueshëm i hungarezëve etnikë në armatën  ukrainase... dhe shumë prej tyre tashmë e kanë humbur jetën," theksoi Sijarto.

Ai shtoi se duhet të rriten përpjekjet për të arritur paqen dhe për të ofruar një zgjidhje diplomatike. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR