• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Sijarto: Forcat proushtarake në Uashington dhe Bruksel filluan "sulm të realitetit të ri"

Sijarto: Forcat proushtarake në Uashington dhe Bruksel filluan

Budapest, 18 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto sot deklaroi se forcat proushtarake në Uashington dhe Bruksel "në aktin e fundit të frustrimit" kryen "sulm të ashpër ndaj realitetit të ri" dhe se nuk frikësohen nga skenari më i keq - përhapja e luftës së Ukrainës në mbarë botën.

"Partitë mejnstrim proushtarake në Uashington dhe Bruksel filluan suëm përfundimtar, të ashpër të realitetit të ri ... Ky nuk është vetëm hap antidemokratik, por edhe skajshmërisht i rrezikshëm. Duket sikur forcat proushtarake në aktin e fundit të frustrimit nuk frikësohen nga më e keqja, përkatësisht nga përhapja e luftës së Ukrainës në mbarë botën", shkroi Sijarto në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai theksoi se "realiteti i ri" është krijuar me fitoren e presidentit të sapozgjedhur, Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale amerikane, me vlerësim se votuesit "vendosën t'i mbështesin forcat patriotike të cialt angazhohen për paqe".

Sijarto paralajmëroi se në takimin e sotëm të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, e para pas fitores së Trampit, do të ketë "luftë të rëndë" sepse, sipas tij, është e domosdoshme të ndalen tentimet për eskalim edhe në Bruksel.

Sipas një shkrimi të "Njujork tajms" dhe thënie të Rojtersit dhe disa mediumeve të tjera, administrata e presidentit në largim, Xhozef Bajden dje i miratoi Ukrainës përdorimin e raketave kryqëzuese me rreze të gjatë veprimi ATACMS për sulme thellë në territorin rus, e më pas, siç transmeton "Figaro", të njejtën e bënë edhe Franca dhe Britania e Madhe, duke lejuar përdorimin e raketave SCALP/Storm shedou. ab/

Foto: Sijarto Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR