• e hënë, 16 dhjetor 2024

Sijarto: Evropa nuk do të jetë e plotë derisa nuk e integron Ballkanin Perëndimor, Maqedonia e Veriut 18 vite kandidate

Sijarto: Evropa nuk do të jetë e plotë derisa nuk e integron Ballkanin Perëndimor, Maqedonia e Veriut 18 vite kandidate

Beograd, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Sijarto, deklaroi se Bashkimi Evropian në këtë situatë të vështirë ka nevojë për energji dhe freski të Ballkanit Perëndimor. Serbia është kyçe, të gjitha kapitujt janë hapur me malazezët, Maqedonia e Veriut është kandidat tashmë 18 vite, me Shqipërinë nuk  kemi hapur negociata për anëtarësim për nëntë vjet, tha Sijarto, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Pas takimit me Këshillin për Punë të Përgjithshme të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sijarto deklaroi se Evropa nuk do të jetë e plotë derisa nuk e integron Ballkanin Perëndimor.

"Kjo është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik, sigurinë dhe kontaktet njerëzore", tha Sijarto.

Siç theksoi, Bashkimi Evropian në këtë situatë të vështirë ka nevojë për energji dhe freski të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, besimi në Bashkimin Evropian bie në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vetëm vendet që janë kundër zgjerimit, tha Sijarto, mund t'i falënderojmë që bie mbështetj e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR