• e hënë, 30 dhjetor 2024

Sijarto: Duhet të ketë një dallim të qartë midis refugjatëve dhe emigrantëve ilegal

Sijarto: Duhet të ketë një dallim të qartë midis refugjatëve dhe emigrantëve ilegal

Budapest, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Komuniteti ndërkombëtar duhet ta bëjë të qartë se ka një dallim midis refugjatëve dhe migrantëve ilegal dhe të veprojë në përputhje me rrethanat, tha sot në Gjenevë ministri i jashtëm hungarez Peter Sijarto.

Sijarto tha në seancën plenare të Forumit Global për Refugjatët se Hungaria është nën presion të dyfishtë, nga lindja për shkak të luftës në Ukrainë dhe nga jugu për shkak të sfidës serioze të mbrojtjes së kufirit të jashtëm të BE-së nga drejtimi i rutës migruese më qarkulluese aktualisht nga Ballkani Perëndimor, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, transmetoi agjencia hungareze e lajmeve.

"E drejta ndërkombëtare thekson qartë se njerëzit që detyrohen të largohen nga një vend kanë të drejtë të qëndrojnë përkohësisht në vendin e parë të sigurt ku hyjnë, por ata nuk kanë të drejtë të kalojnë nëpër disa vende të sigurta për të arritur në një destinacion sipas zgjedhjes së tyre", shtoi Sijarto. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR