• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sigurohet ilaçi "Trikafta" për 12 pacientë, gradualisht në periudhën e ardhshme do të sigurohet për të gjithë pacientët

Sigurohet ilaçi

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Ilaçi "Trikafta" tashmë është në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, ku me 100 milionë denarë është furnizuar terapi për muajt e ardhshëm, janë parashikuar shtesë 845 milionë denarë për sigurimin e ilaçit për vitin 2024 dhe 2025, pra për dy vitet e ardhshme pacientëve me fibrozë cistike janë siguruar  me terapi, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. 

Ai në pres konferencë të mbajtur në Qeveri theksoi se punët burokratike nuk guxojnë të jenë arsyeja për rrezikimin e qytetarëve. 

 

"Punët burokratike nuk guxojnë të jenë arsyeja për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve, ilaçi trikafta tashmë është në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve me 100 milionë denarë është furnizuar terapia për muajt e ardhshëm. Gjithashtu, janë planifikuar 854 milionë denarë për ilaçin për vitin 2024 dhe 2025, pacientët me fibrozë cistike përfshihen gradualisht në terapi, kështu sipas protokollit dhe kritereve të sakta të evolucionit vendoset marrja e terapisë. Lista e pacientëve është bërë nga një komision ekspertësh pas ekzaminimeve mjekësore të të gjithë pacientëve me fibrozë cistike sipas pikëzimit", sqaroi ministri.

Drejtoresha mjekësore e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Stojka Naceva-Fushtiq sqaroi se është siguruar terapia për 12 pacientë, ndërsa të përzgjedhurit gradualisht do të kenë një përfshirje të shtatë pacientëve të rinj çdo 10 ditë.

 Informoi se ato 12 pacientë të cilët tashmë janë në terapi ka edhe 55 persona të tjerë dhe se për të gjithë do të sigurohet terapi gjatë vitit 2024.

 "Kjo sasi që tash e kemi, dmth 102 forma dozimi të barit do të mjaftojnë për dy deri në tre muajt e ardhshëm për të vazhduar terapinë tek të dymbëdhjetë pacientëve që tashmë janë përfshirë, derisa Ministria e Shëndetësisë të sigurojë pjesën tjetër të terapisë", theksoi Naceva-Fushtiq.

 

Vlerësoi se kjo do të përmirësojë cilësinë e jetës së këtyre pacientëve dhe do të reduktojë shtrimin në spital.

 Fiki Gapar - kryetari i Asociacionit për fibrozë cistike shprehu mirënjohje dhe shpresë se hapa të tilla nga Qeveria do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. 

 "Tani mund të them se për një periudhë relativisht të shkurtër, krahas të gjitha ngjarjeve dhe përpjekjeve të pacientëve dhe institucioneve, në vitin 2024 dhe 2025 do të ofrohet terapi modulare për të gjithë pacientët nga 12 vjeç e lart. Sot një numër i madhë i prindërve dhe pacientëve do të jenë të qetë dhe nuk do të kenë frikë për jetën e tyre apo jetën e fëmijëve të tyre", tha ai. qa

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR