Sigurohen 116 milionë denarë të rinj për 47 projekte për zhvillimin e zonave urbane dhe specifike, fshatrave dhe qendrave në rajonet planore
- Janë siguruar 116 milionë denarë të rinj për 47 projekte të dedikuara për zhvillimin e zonave urbane dhe specifike, fshatrave dhe qendrave në rajonet planore. Qeveria sot miratoi vendime me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, me të cilat ndahen mjete për financimin e projekteve për zhvillimin e zonave urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban, projekte për zhvillimin e fshatrave, projekteve për zhvillimin e rajoneve planore si dhe projekte për zhvillimin e rajoneve planore në vitin 2025.
Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Janë siguruar 116 milionë denarë të rinj për 47 projekte të dedikuara për zhvillimin e zonave urbane dhe specifike, fshatrave dhe qendrave në rajonet planore. Qeveria sot miratoi vendime me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, me të cilat ndahen mjete për financimin e projekteve për zhvillimin e zonave urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban, projekte për zhvillimin e fshatrave, projekteve për zhvillimin e rajoneve planore si dhe projekte për zhvillimin e rajoneve planore në vitin 2025.
"Me realizimin e projekteve sigurohet një politikë e zhvillimit të barabartë rajonal, ulje e dallimeve në rajonet planore dhe ngritje e cilësisë së jetës së qytetarëve", njoftoi shërbimi për media i Qeverisë.
Qeveria në seancën e sotme miratoi edhe Memorandumin për bashkëpunim me organizatën Maqedonia 2025.
Qëllimi i Memorandumit është vendosja e një kornize për bashkëpunim institucional në fusha me interes të ndërsjellë: Përparimi i prosperitetit ekonomik dhe shoqëror të Maqedonisë së Veriut, Forcimi i lidhjeve me mërgatën e Maqedonisë, përmirësimi i shërbimeve shtetërore për mërgimtarët, dhe tërheqja e tyre për t'u kthyer, për të jetuar, punuar dhe investuar në Maqedoninë e Veriut. Mbështetje për zhvillimin e ndërmarrjeve dhe përmirësimin e ambientit afarist; nxitja e transformimit digjital në sektorin publik dhe privat, si dhe mbështetja për shkencën, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik, thuhet në njoftim. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s