• e diel, 22 dhjetor 2024

Sigurim i përforcuar policor në Ohër për vizitën e kryeministrit hungarez

Sigurim i përforcuar policor në Ohër për vizitën e kryeministrit hungarez

Ohër, 27 shtator 2024 (MIA) - Në Ohër janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lëvizje të sigurt dhe pandërprerje të delegacioneve qeveritare të udhëhequr nga kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë.

Është vërejtur prani e shtuar e forcave të siguriës policore nëpër rrugë në dhe jashtë qytetit në të cilin fluturojnë helikopterë dhe drone. Janë zhvendosur edhe mjetet nga parkingjet në bulevardin "Turistiçka" dhe rrugët "Kosta Abrash", "Car Samoil" dhe Keji "Maqedonia", ndërsa gjatë lëvizjes së delegacioneve përkohësisht për trafikun do të jenë të mbyllura bulevardet "Turistiçka" dhe "Iluministët maqedonas", rrugët "Abas Emin" dhe "Ciril dhe Metodi" si dhe  rruga rajonale Ohër - Shën Naum.

Masat e sigurisë në trafik do të merren edhe në zonën e Peshtanit dhe Lubanishtës. 

Nga SPB-Ohër apelojnë deri të qytetarët që t'i respektojnë udhëzimet e punonjësve të policisë të cilët do të kryejnë rregullimin fizik të qarkullimit të komunikacionit.

Kryeministri hungarez Viktor Orban e udhëhoqi delegacionin qeveritar e cila prej dje është për vizitë në vend. Krahas pjesës zyrtare është planifikuar edhe një shëtitje në Ohër, vizitë në Kishën Shën Mëria, Teatrin antik dhe kompleksin e manastireve të Shën Naumit, ndërsa kryeministrat e dy vendeve do të vendosin lule para monumentit të shenjtorëve Ciril dhe Metodi në Ohër. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR