• e hënë, 08 korrik 2024

Si-En-En: Majk Pens vihet në listën e dëshmitarëve në rastin kundër Trampit në Xhorxhia

Si-En-En: Majk Pens vihet në listën e dëshmitarëve në rastin kundër Trampit në Xhorxhia

Atlanta, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Ish nënpresidenti amerikan, Majk Pens, vihet në listën e dëshmitarëve nga ana e porkurorëve në Xhorxhia, të cilët mund të dëshmojnë në rastin kundër ish presidentit amerikan Donald Tramp për minimin e zgjedhjeve në vitin 2020 në këtë shtet federal amerikan, lajmëroi Si-En-En nga disa burime të afërta me hetimin.

Listat e dëshmitarëve të dorëzuara nga prokuroria e qarkut Fulton nuk janë publikuar dhe ruhen si rreptësisht konfidenciale, por burime anonime për Si-En-En kanë deklaruar se verzioni më i ri i listës së dëshmitarëve i publikuar nga prokurorët para disa ditësh, përfshin më shumë se 150 emra.

Ndër to është edhe Pens, i cili paraprakisht u paraqit para jurisë së madhe federale si pjesë e hetimit të këshilltarit special Xhek Smith për gjoja shkatërrimin e Trampit në zgjedhjet e vitit 2020.

Zëdhënësi i Pensit refuzoi të komentojë shkrimet.

Ish nënpresidenti amerikan paraprakisht i mohoi pohimet e Trampit dhe aleatëve të tij në Konferencën Kombëtare të Organeve Ligjvënëse Shtetërore se zgjedhjet në Xhorxhia ishin manipuluar, duke pranuar se "nuk kishte të drejtë të anulojë zgjedhje e 6 janarit".

Katër bashkëpunëtorë të akuzuar të Trampit, duke përfshirë edhe tre ish avokatë të tij, tashmë lidhën marrëveshje me prokurorët për ta pranuar fajin dhe të dëshmojnë në lidhje me rastin. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR