• e premte, 05 dhjetor 2025

Sibiha u bëri thirrje vendeve partnere të Ukrainës për mbështetje energjetike pas bombardimeve masive ruse

Sibiha u bëri thirrje vendeve partnere të Ukrainës për mbështetje energjetike pas bombardimeve masive ruse

Kiev, 22 tetor 2025 (MIA) - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha, u bëri thirrje vendeve partnere të Ukrainës, si dhe organizatave ndërkombëtare, të sigurojnë furnizime me energji për të parandaluar një krizë humanitare të mundshme në vend pas bombardimeve masive ruse gjatë natës. 

"Në vend të diplomaciosë dhe negociatave për paqe, Rusia vazhdon sulmet e saj brutale ndaj Ukrainës. Infrastruktura energjetike dhe shtëpitë e zakonshme në gjithë vendin u sulmuan gjatë natës. Të paktën gjashtë persona u vranë, përfshirë një nënë të re me dy fëmijë të vegjël. Një numër i madh i objekteve energjetike u dëmtuan, duke lënë komunitetet pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë", shkroi ai në X. 

Sipas Sibihas, Ukraina ka nevojë për burime dhe mjete shtesë energjetike, gjeneratorë mobilë, pajisje për riparim dhe kapacitete për mbrojtje ajrore. 

Ministri i Jashtëm përsëriti fjalët e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe për sanksione të reja më të forta kundër Rusisë. 

"Është koha të braktiset dëshira për të menduar dhe të tregohet forcë. Sanksione të reja të forta. Vendime të reja në lidhje me pasuritë e ngrira. Forcim i ri i mbrojtjes ajrore dhe i kapaciteteve me arritje të largët për Ukrainën", theksoi shefi i diplomacisë ukrainase. qa/ 

QËNDRONI TË LIDHUR