• e premte, 27 shtator 2024

Sibiha: Nëse ka sukses ofensiva, Ukraina do të bisedojë për Krimenë

Sibiha: Nëse ka sukses ofensiva, Ukraina do të bisedojë për Krimenë

Londër, 6 prill 2023 (MIA) - Kievi zyrtar dje dërgoi porosi të rëndësishme për bisedime eventuale me Rusinë. Deri më tani ajo është porosia më eksplicite se Ukraina është e interesuar për bisedime me Rusinë, njoftoi gazeta britanike "Fajneshëll tajms". 

Diplomati ukrainas dhe zëvendësshef i kabinetit të presidentit, Volodomir Zelenski, Andrij Sibiha deklaroi se Kievi është i gatshëm për bisedime diplomatike me Moskën për të ardhmen e gadishullit të okupuar Krime, por me një kusht. 

"Nëse kemi sukses që t'i arrijmë qëllimet tona në front, gjegjësisht kur të jemi në kufirin administrativ me Krimenë, jemi të gatshëm që të hapim bisedime në atë temë. Kjo nuk nënkupton se përjashtojmë çlirim ushatarak të Krimesë", deklaroi Sibiha në Intervistë për FT. 

Sipas gazetës deklaratat e Sibiha do të mund ta ulnin shqetësimin e liderëve perëndimorë të cilët janë skeptikë për aftësinë dhe kapacitetet e armatës ukrainase për çlirim ushtarak të Krimesë, por edhe të shqetësuar për mundësinë që presidenti rus, Vladimir Putin ta përshkallëzojë luftën për shkak të përpjekjes së tillë, ndoshta madje edhe me armë bërthamore taktike. 

Zelenski deri më tani e hodhi poshtë mundësinë për çfarëdo lloj bisedimesh me Moskën derisa të gjitha forcat ruse nuk largohen nga Ukraina. fc/

Fotografia: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR