• e hënë, 23 dhjetor 2024

Si Xhinping u takua me liderin e ri të Vietnamit në Pekin

Si Xhinping u takua me liderin e ri të Vietnamit në Pekin

Pekin, 19 gusht 2024 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping sot në Pekin u takua me liderin e ri të Vietnamit To Lam, informon agjencia kineze e lajmeve Sinhua. 

Kjo është vizita e parë ndërkombëtare e liderit të ri të Vietnamit pasi e mori funksionin. 

Mbledhja është treguese për lidhjet e afërta mes Vietnamit dhe Kinës, të cilët kanë marrëdhënie të mira të zhvilluara ekonomike dhe tregtare. 

Javën e kaluar, Kina deklaroi se zgjedhja e Lam që ta vizitojë Kinën "në tërësi e pasqyron rëndësinë e madhe të cilën ia jap zhvillimit të marrëdhënieve mes të dyja partive dhe dy vendeve". Si Kina, edhe Vietnami menaxhohet nga parti komuniste. 

Lam arriti në provincën jugore kineze Guanxhou dje për vizitë treditore, e cila përfshin mbledhje me kryeministrin kinez Li Qijang dhe përfaqësues të tjerë të lartë kinezë. 

Në Guanxhou, To Lam vizitoi vende ku ish lideri i Vietnamit Ho Shi Min e ka kryer veprimtarinë e tij revolucionare. 

Në dhjetor të vitit të kaluar, Kina dhe Vietnami nënshkruan më shumë se dhjetë marrëveshje për bashkëpunim, kur Si Shinping e vizitoi Vietnamin. Hollësitë e marrëveshjeve nuk ishin publikuar, por ato përfshinin sfera siç janë bashkëpunimi në transportin hekurudhor, zhvillim dhe investime. 

Kina dhe Vietnami vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 1950, ndërsa në vitin 2008 u dakorduan për partneritet gjithëpërfshirës strategjik reciprok. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR