• e shtunë, 06 korrik 2024

Si Xhinping nga data 20 deri më 22 mars për vizitë në Moskë do të takohet me Putinin

Si Xhinping  nga data 20 deri më 22 mars për vizitë në Moskë do të takohet me Putinin

Moskë, 17 mars 2023 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping nga data 20 deri më 22 mars do ta vizitojë Rusinë, në ftesë të presidentit Vlladimir Putin, kumtoi sot shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Gjatë bisedave do të shqyrtohen çështjet aktuale për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve gjithëpërfshirëse të partneritetit dhe bashkëpunimit strategjik midis Rusisë dhe Kinës, transmetojnë mediat ruse.

Gjatë vizitës së Si në Rusi, është planifikuar këmbimi i mendimeve me Putinin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Moskës dhe Pekinit në skenën ndërkombëtare.

Si rezultat i bisedave do të nënshkruhen një numër i madh i dokumenteve të rëndësishme dypalëshe, theksojnë nga Kremlini. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR