• e diel, 22 dhjetor 2024

Si Xhinping në porosinë televizive të fundvitit pranoi se Kina ka probleme ekonomike

Si Xhinping në porosinë televizive të fundvitit pranoi se Kina ka probleme ekonomike

Pekin, 2 janar 2024 (MIA) - Bizneset kineze po torturohen, ndërsa të papunësuarit kanë problem për të gjetur punë, pranoi presidenti kinez, Si Xhinping gjatë fjalimit të tij të fundvitit.

"Disa biznese pësuan kohë të rënda. Disa njerëz patën vështirësi për të gjetur punë dhe për t'i kënaqur nevojat themelore", tha Si në fjalimin televiziv, lajmëroi Si-En-En.

Deklarata vjen në kohë kritike për ekonominë e dytë më të madhe në botë, e cila lufton me ngadalësim strukturor të shënuar me kërkesë të dobët, papunësi të rritur dhe beism të çrregulluar afarist.

"Do ta konsolidojmë dhe përforcojmë momentin e rikuperimit ekonomik", tha Si në fjalimin që e kumtuan edhe mediumet shtetërore.

Disa orë para fjalimit të Si, Byroja nacionale për statistikë (NBS) e kumtoi anketën e vet mujore për indeksin e menaxherëve për furnizim, e cila tregoi se aktiviteti i fabrikave ka rënë në minimum gjashtëmujor në dhjetor.

Sektori masiv prodhues në vend ishte i dobët në pjesën më të madhe të vitit 2023. Ekonomia kineze po përballet m një sërë problemesh, përfshirë edhe rënine e vazhdueshme të banesave, papunësinë e lartë rekorde tek të rinjtë, çmimet tejet të ulëta dhe stresin e shtuar financiar ndaj autoriteteve lokale.

Pekini po lufton ta jetësojë rritjen dhe ta përforcojë punësimin pasi që vitin e kaluar vendosi një sërë masash për mbështetje dhe premtoi se do ta ashpërsojë politikën fiskale dhe monetare në vitin 2024. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR