• e shtunë, 14 qershor 2025

Si Xhinping mbërrin në Kremlin për takim me homologun rus Putin

Si Xhinping mbërrin në Kremlin për takim me homologun rus Putin

Moskë, 7 maj 2025 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping ka arrit në pallatin e Kremlinit në Moskë në takim me homologun e tij rus, Vlladimir Putin. 

Sipas Kremlinit, fokusi i bisedimeve mes dy liderëve do të jetë ndërtimi i një tubacioni të dytë të gazit të planifikuar prej kohësh për të eksportuar gaz në Kinë dhe çështjet mbi agjendën ndërkombëtare si lufta e Rusisë në Ukrainë dhe rifillimi i negociatave mes Uashingtonit dhe Moskës.

Presidenti Si i cili dje ka mbërritur në takim katërditor në Rusi, duhet të jetë i ftuari më i lartë në paradën ushtarake vjetore në Sheshin e kuq që shënon 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së dytë botërore në Evropë. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR