• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Si pasojë e kafshimit të qenit amerikan staford, ka vdekur një grua 82-vjeçare në Zarë, arrestohet pjesëtari i forcave të armatosura kroate

Si pasojë e kafshimit të qenit amerikan staford, ka vdekur një grua 82-vjeçare në Zarë, arrestohet pjesëtari i forcave të armatosura kroate

Zagreb, 31 janar 2024 (MIA) - Pronari i stafordit, i cili vrau një grua 82-vjeçare në Zarë, ka qenë pjesëtar i forcave të armatosura kroate, prej këtu keqardhje kanë shprehur Ministria e Mbrojtjes dhe zëvendës kryeministri dhe ministri, Ivan Anushiq.

"Pjesëtarët e togut të Policisë ushtarake, në bashkëpunim me policinë kanë arrestuar një pjesëtar të armatës, të cilin Drejtoria policore në Zarë e ngarkon për vepër të rëndë penale kundër sigurisë së përgjithshme", kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Siç kumtoi më herët Drejtoria policore në Zarë, dje në orët e hershme të mëngjesit është gjetur e vdekur një grua 82-vjeçare me lëndime, të cilat tregojnë se vdekja është shkaktuar me dhunë.

Në banesë është gjetur edhe një qen amerikan, Stafordshir, pronë e anëtarit të familjes. Në banesë është kryer ekspertizë, ndërsa qeni është marrë nga shërbimi kompetent veterinar.

Autopsia ndaj viktimës ka konfirmuar se ajo ka vdekur si pasojë e kafshimit të qenit, njoftuan mediumet kroate. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR