• e premte, 05 dhjetor 2025

Si: Anija gjigante e marrëdhënieve kinezo-amerikane duhet të jetë në përparim të qëndrueshëm

Si: Anija gjigante e marrëdhënieve kinezo-amerikane duhet të jetë në përparim të qëndrueshëm

Busan, 30 tetor 2025 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping sot deklaroi se Kina dhe SHBA-ja duhet të punojnë së bashku për të arritur "punë më të mëdha dhe më konkrete" në interes të të dyja vendeve dhe botës. 

Presidenti Si këtë e deklaroi gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Tramp, pas arritjes në Busan në Samitin e 38-të ekonomik të liderëve të APEK në Gjongxhu dhe vizitës shtetërore në Korenë e Jugut. 

Presidenti Si theksoi se Trampi është shumë entuziast për zgjidhjen e ndryshme të vatrave rajonale dhe se Kina, po ashtu, po promovon bisedime paqësore për zgjidhjen e këtyre vatrave të ndryshme, raportoi Ksinhua. 

"Sepse bota sot po përballet me shumë probleme të rënda, Kina dhe SHBA-ja mund që së bashku ta ndërmarrin përgjegjësinë e tyre si vende të mëdha", tha Si. 

Ai, gjithashtu tha se Kina dhe SHBA-ja duhet të sigurojnë një përparim të qëndrueshëm në marrëdhëniet midis dy vendeve, duke i krahasuar ato me "anije gjigante".

Gjatë takimit me presidentin amerikan, presidenti Si tha se që nga rizgjedhja e Trampit, ata kanë biseduar në telefon tre herë, duke shkëmbyer disa letra dhe mbetën në kontakt të ngushtë. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR