• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Kirgistanit, Rusllan Kazakbaev

Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Kirgistanit, Rusllan Kazakbaev

Shkup, 26 mars 2025 (MIA) - Presidentja Gordana SIljanovska-Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Kirgistanit, me seli në Ankara, Rusllan Kazakbaev. Ai theksoi se do të bëjë përpjekje maksimale për përforcim dhe zhvillim të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Siç tuhet në kumtesën e kabinetit preisdencial, në ceremininë e dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori Kazakaev shprehi ngushsëllime për tragjedinë në Koçan.

Presidentja Siljanovska-Davkova u falënderua për letrën e ngushëllimit nga ana e presidentit kirgiz, Sadir Zhaparov.

Ajo tha se mes dy vendeve ekziston potencial i pashfrytëzuar dhe hapësirë për thellim shtesë të bashkëpunimit në planin politik, ekonomik dhe kulturor, si dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Në atë drejtim, shfaqi bindje se emërimi i ambasadorit Kazakbaev do ta shënojë fillimin e kapitullit të ri në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit.

Bashkëbiseduesit e cekën nevojën e intensifikimit të dialogut politik dhe arritjes së marrëveshjeve të cilat e definojnë kornizën juridike të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar.

"Ambasadorit të sapoemëruar ajo i dëshsiroi mandat të suksesshëm dhe shprehi mbështetje të plotë në ushtrimin e detyrës ë tij diplomatike. Ai presidentes i dërgou ftesë nga presidenti Sadir Zhaparov për vizitë në Republikën e Kirgistanit", thuhet në kumtesën e kabinetit presidencial.

Fotо: Kabineti i Presidentes së RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR