• e premte, 09 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shumë komuna të Shkupit pa rrymë

Shumë komuna të Shkupit pa rrymë

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) – Pa furnizim me energji elektrike sot prej orës 5:00 deri në orën 15:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Kërste Asenov” dhe një pjesë e bulevardit “Hristian Todorovski – Karposh” në Komunën Çair. 

Në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 13:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Vostaniçka”, në afërsi dhe nga ana e marketit “Reptil” në Komunën Kisella Vodë. 

Pa rrymë prej orës 8:00 deri në orën 14:00 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “3” në fshatin Nigishtan, Komuna Gjorçe Petrov, ndërsa prej orës 8:15 deri në orën 14:00 një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Kondovë, komuna Saraj. 

Prej orës 8:40 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “100” dhe “101” në Vollkovë, te qarkorja, prej orës 11:00 deri në orën 13:00 shfrytëzuesit nga Milladinovci, ndërsa prej orës 12:00 deri në orën 14:30 një pjesë e shfrytëzuesve të Vizbegut, te Marmarisi. 

Siç bëri të ditur QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR