• e martë, 02 korrik 2024

Shukri: Operacionet izraelite janë kërcënim për punën humanitare dhe shpërndarjen e ndihmave në Rripin e Gazës

Shukri: Operacionet izraelite janë kërcënim për punën humanitare dhe shpërndarjen e ndihmave në Rripin e Gazës

Kajro, 20 maj 2024 (MIA) - Ndërprerja e dërgesës së ndihmave përmes vendkalimit Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës është i lidhur me kërcënimin nga operacionet izraelite në rajon, deklaroi sot shefi i diplomacisë egjiptase, Sameh Shukri. 

"Tani ka prani ushtarake në afërsi të vendkalimit Rafah, ndërsa operacionet ushtarake i vënë në rrezik karvanet e ndihmave dhe shoferët e kamionëve", theksoi Shukri pas takimit me homologun grek, Jorgos Gerapetritis. 

Shukri përsëri apeloi deri te Izraeli që të hapë kalime tjera tokësore për dërgimin e ndihmës. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR