• e diel, 22 dhjetor 2024

Shukova: Nuk kemi çka fshehim për projektin "Çebren"

Shukova: Nuk kemi çka fshehim për projektin

Shkup, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Dokumente nuk fshehim asnjëherë, gjithnjë jemi transparentë. Gjatë procedurës nuk mund t'i ndajmë dokumentet. Pasi të përfundojë procedura, absolutisht gjithçka do të ndahet me publikun. Nuk kemi çka fshehim, deklaroi sonte ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova në lidhje me projektin "Çebren".

Në emisionin "Top tema" në televizionin Telma, Shukova tha se deri në fund të vitit do të ketë informacione konkrete nëse do të vazhdojë projekti. Afati për nënshkrimin e marrëveshjes ka vazhduar për shkak të procedurës së ankesave nga ana e kompanisë greke "Arhidron", ndërsa garancia bankare skadon më 31 dhjetor. 

"Për shkak të procedurës së ankimimit, afati u shty deri në mes të janarit, garancia bankare e kompanisë është deri më 31 dhjetor. Presim përgjigje nga ana e tyre", tha Shukova, duke shtuar se nëse nuk vazhdohet garancia bankare, oferta pushon së vlefshmi.

Sipas Shoqatës së Inxhinierëve të Maqedonisë, projekti për ndërtimin e hidrocentralit "Çebren" me partneritet publiko-privat është i dëmshëm dhe cenon pavarësinë energjetike të vendit dhe jepet për menaxhim një resurs ujor i cili, siç theksojnë, është ndoshta më i rëndësishmi në këtë shekull.

Nga aty informuan se kanë dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) për qasje në informacione me karakter publik në lidhje me dokumentacionin për Çebrenin. fc/

Fotografia: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR