Shukova: Fond për personat në rrezik për mbështetje shëndetësore dhe sociale të qytetarëve më të prekshëm të Shkupit
- Krijimin e sistemit të ri të qendrave ditore dhe strehimoreve për gratë viktima të dhunës, shërbime të reja për familjet dhe një shërbim paramedik, që do t'i ndihmojë më të prekshmit në shtëpitë e tyre, planifikon Kaja Shukova, kandidate për kryetare të Qytetit të Shkupit nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM).
- Post By Sara Ademi
- 13:44, 12 tetor, 2025
Shkup, 12 tetor 2025 (MIA) - Krijimin e sistemit të ri të qendrave ditore dhe strehimoreve për gratë viktima të dhunës, shërbime të reja për familjet dhe një shërbim paramedik, që do t'i ndihmojë më të prekshmit në shtëpitë e tyre, planifikon Kaja Shukova, kandidate për kryetare të Qytetit të Shkupit nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM).
Në një deklaratë për mediat sot, ajo tha se do të krijohet një fond për personat në rrezik, i cili do të ofrojë mbështetje shëndetësore dhe sociale në qytet, dhe hapësira publike dhe transporti, do të jenë të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara.

"Po ndërtojmë qendra kujdesi ditor për të moshuarit, po hapim dhoma shumë-shqisore në shkolla për fëmijë me aftësi të kufizuara zhvillimore dhe po krijojmë programe trajnimi dhe punësimi për grupet e cenueshme. Qëllimi ynë është i qartë - Shkupi të bëhet një qytet i barazisë, mbështetjes dhe solidaritetit njerëzor. Ne kemi një plan, kemi një zgjidhje dhe dimë si t'i zbatojmë të gjitha këto, sepse çdo person meriton një jetë dinjitoze në qytetin e tij", theksoi Shukova.
Ajo theksoi se në kryeqytet ka njerëz që jetojnë pa u vënë re, të moshuar që janë vetëm, gra që vuajnë nga dhuna në familje, fëmijë me aftësi të kufizuara që nuk kanë mbështetje të mjaftueshme.
"Ky nuk duhet të jetë realiteti i qytetit. Ne kemi një plan të qartë se si të krijojmë një qytet që kujdeset, një qytet në të cilin shërbimet sociale janë të arritshme, humane dhe të afërta me të gjithë", shtoi kandidatja e LSDM-së për kryetare të Qytetit të Shkupit. sa/
Foto dhe video: MIA