• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shukova do të informojë për HEC Çebren dhe çështjet aktuale lidhur me mjedisin jetësor

Shukova do të informojë për HEC Çebren dhe çështjet aktuale lidhur me mjedisin jetësor

Shkup, 3 janar 2023 (MIA) - Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, sot do të mbajë brifing për çështjet lidhur me HEC Çebren dhe për çështje të tjera aktuale lidhur me mjedisin jetësor. 

PPC- Arhirodon më 14 shtator të vitit 2023 u zgjodh ofruesi më i favorshëm në tenderin e 14-të për ndërtimin e hidrocentrali reverzibil "Çebren". Më vonë kishte vërejtje në thirrjen publike dhe deri në fund të vitit 2023 duhej të vendosë nëse duhet të vazhdohet me projektin. 

Fillimisht vendimi duhej  ta marrë deri më 14 dhjetor, por Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e vazhdoi afatin deri më 31 dhjetor të vitit 2023 për shkak të procedurës së ankimimit që ishte në vijim.

Qeveria më 14 shtator në seancën e 185-të mori vendimin me të cilin u mundësua realizimi i hidrocentralit Çebren, me vlerën e parashikuar të investimit rreth një miliard euro. Me vendimin është paraparë ndërtimi i hidrocentralit  reverzibil të instaluar të paktën 333 megavatë. Është paraparë që Çebreni të ketë funksion në prodhimin e energjisë elektrike, si dhe regjim në pompimin dhe kthimin e ujit pas me të cilin në Cërna Rekë është paraparë krijimi i një liqeni të ri artificial. Pas përfundimit të projektit, dhe sigurimit të dokumenteve të nevojshme pritet që të fillohet me ndërtimin i cili është paraparë që të zgjasë shtatë vite. 

 Ideja dhe projektimi i projektit më të madh të hidrocentralit Çebren fillon me studimet e para të fizibilitetit në vitet 60-ta të shekullit të kaluar. Deri tani ka pasur 13 tendere të pasuksesshme në periudhën e 20 viteve të fundit, ndërsa thirrja publike e fundit, para këtij aktuali, është shpallur në vitin 2016. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR