• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shukova: Detyrimet për zbatim të ligjeve evropiane bien mbi vetëqeverisjen lokale, para së gjithash të ndërmarrjeve komunale

Shukova: Detyrimet për zbatim të ligjeve evropiane bien mbi vetëqeverisjen lokale, para së gjithash të ndërmarrjeve komunale

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - E dimë ku duam të shkojmë, si problem mbetet zbatimi i ligjeve në të cilin është transpozuar i gjithë legjislacioni evropian, në pjesën më të madhe në mjedisin jetësor dhe ku detyrimet për zbatimin e ligjeve bien në njësitë e vetëqevesjes lokale dhe para së gjithash të ndërmarjeve komunale, theksoi në një deklaratë për mediat ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Kaja Shukova, në Konferencën Ndërkombëtare në temë "Shërbimet komunale në qytetet e mençura" në organizim të ADKOM Shoqata e Ofruesve të Shërbimeve Komunale në Shtet.

Në atë kuptim krahas asaj që Qeveria me hua dhe mjete financiare drejtpërdrejtë i financon komunat që të ndihmojë në zbatimin e projekteve kapitale, veçanërisht në pjesën e menaxhimit me mbeturina, grumbullim dhe trajtim të ujërave fekale, ndërsa gjithsesi edhe në pjesën e furnizimit me ujë, e mbështet edhe komponentën institicionale, gjegjësisht fuqizimin e njësive të vetëqeversijes lokale që të munden në të ardhmen vetë t'i zbatojnë të gjitha detyrimet të cilat i kanë që të japin shërbime për qytetarët sipas standardeve evropiane.

Në pyetjen e gazetarëve se sa janë funskionale ndërmarrjet komunale në shtet në lidhje me këto detyra ministrja Shukova shprehu keqardhje se ndërmarrjet komunale nuk mund të vendosen në kategorinë e ndërmarrjeve komunale efikase, para së gjithash për shkak të krizës energjetike. 

Në pyetjen se çka mungon më së shumti në efikasitetin e njësive të vetëqeverisjes lokale, ajo u përgjigj se mungon infrastruktura themelore për menaxhim me mbeturina.

Ajo gjithashtu informoi se për momentin po vijon furnizimi publik i kontenjerëve për të gjitha komunat në shtet për paraselektim të mbeturinave i cili gjithashtu do të jetë përmes Qeverisë, gjegjësisht përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Kryetari i ADKOM, Pece Milevski, deklaroi se qëllimi i konferencës është që ndërmarrjet publike, kompanitë dhe pjesëmarrësit të njoftohen me shërbimet të cilat i ofrojnë ekspertët për të njëjtën temë dhe të njoftohen me teknologjitë e reja, mënyrave dhe parimeve të reja. fc/

Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR