Shuhet zjarri në mes të fshatraveBërzak dhe Umin Doll të Kumanovës
- Shuhet zjarri mes fshatrave Bërzak dhe Umin Doll të Kumanovës, informuan sot Njësia Territoriale Zjarrfikës. Është djegur bari i thatë dhe kashtë në një sipërfaqe më të madhe.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:11, 14 gusht, 2023

Kumanovë, 14 gusht 2023 (MIA) - Shuhet zjarri mes fshatrave Bërzak dhe Umin Doll të Kumanovës, informuan sot Njësia Territoriale Zjarrfikës. Është djegur bari i thatë dhe kashtë në një sipërfaqe më të madhe.
"Ekipi e ka shuar zjarrin gjatë gjithë natës dhe sot në mëngjes janë kthyer, zjarri është shuar", deklaroi komandanti i NJTZ Kumanovë, Dejan Ilievski.
Dje, zjarrfikësit e Kumanovës dje kanë pasur pesë ndërhyrje. Bari i thatë dhe kashta janë djegur në atarin e fshatin Tabanoc si dhe në Lubodrag. Zjarret janë lokalizuar, në terren kanë qenë një ekip zjarrfikës.
Zjarrfikësit kanë pasur edhe dy ndërhyrje më të vogla, është djegur një pemë e vjetër në parkun e qytetit dhe një kontejner i përfshirë në flakë.
Foto: Arkivi i MIA-s