Shuhet zjarri në Koçan, hospitalizohen tre persona
- Zjarri që shpërtheu pasdite para orës 14:00 në një shtëpi në rrugën "Braqa Stavrev" në Koçan, është shuar.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:38, 22 korrik, 2025
Koçan, 22 korrik 2025 (MIA) - Zjarri që shpërtheu pasdite para orës 14:00 në një shtëpi në rrugën "Braqa Stavrev" në Koçan, është shuar.

Sipas informatave të Ndihmës së shpejtë mjekësore, janë hospitalizuar tre persona, të cilët pësuan nga thithja e tymit, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë.
Në luftën kundër zjarrit, zjarrfikësit nga Koçani intervenuan me të gjitha mjetet e disponueshme, ndërsa ndihmë kanë marrë edhe nga Vullnetarët kundër zjarrit.
Hetimi për përcaktimin e rrethanave në të cilën shpërtheu zjarri nuk ka filluar ende. qa/
Foto: MIA