• e premte, 05 dhjetor 2025

Shuhet zjarri në Cerovë, katër zjarre janë ende aktive

Shuhet zjarri në Cerovë, katër zjarre janë ende aktive

Shkup, 29 gusht 2025 (MIA) - Aktive janë katër zjarre në hapësirë të hapur, të cilat janë nën kontroll të plotë ose të pjesshëm, ndërsa tërësisht është shuar zjarri i cili shpërtheu dje në territorin e komunës së Zhelinës, në hyrje të fshatit Cerovë dhe në orët e mbrëmjes është zgjeruar në drejtim të vendit Karpallak afër autostradës Shkup-Tetovë, informojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).

Në shuarjen e zjarrit në Zhelinë janë përfshirë Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Tetovë dhe Brigada e Zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit.

Nga DMSH dërgojnë falënderim për zjarrfikësit e Shkupit dhe Tetovës të cilët, siç theksojnë, në kushte të natës arritën ta shuajnë këtë zjarr të madh i cili në disa pjesë është zhvilluar në terren vështirë të arritshëm.

Gjatë ditës së djeshme plotësisht janë shuar 29 zjarre në hapësirë të hapur. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR