Shuhet zjarri në Bezistenin në Strugë, është përfshirë konstruksioni i çatisë
- Është shuar plotësisht zjarri që këtë mëngjes para orës 10 ka shpërthyer në konstruksionin e çatisë së bezistenit në Strugë, konfirmoi për MIA-n komandanti i Njësitit territorial zjarrfikës Strugë, Feti Mazari.
- Post By Melahat Baftija
- 13:27, 6 nëntor, 2024
Strugë, 6 nëngtor 2024 (MIA) - Është shuar plotësisht zjarri që këtë mëngjes para orës 10 ka shpërthyer në konstruksionin e çatisë së bezistenit në Strugë, konfirmoi për MIA-n komandanti i Njësitit territorial zjarrfikës Strugë, Feti Mazari.
Për shkak të kompaktësisë në bërthamën e vjetës të qytetit në qendër të Srugës ka pasur për rrezik nga përfshirja e objekteve tjera, por, intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve, sipas tij, ka parandaluar dëmin më të madh.
"Ka pasur rrezik që të përfshihen edhe objekte tjera, por për fat të mirë ne kemi ardhur shpejtë dhe e kemi shuar. Çatia është përfshirë nga Bezisteni, ka mundur të përhapet, për fat të mirë zjarrfikësit kanë ardhur me kohë. E kemi shuar dhe i kemi shpëtuar objektet përreth", deklaroi Mazari.
Zjarri në NJTZ të Strugës është raportuar rreth orës 9 e 30 minuta nga qytetarët, ndërsa kanë interevenuar 11 zjarrfikës me tre automjete.
Në Bezistenin në Strugë ka 315 dyqane, në të cilat janë të akomoduara objektet gastronomike, butiqet dhe biznese tjera, pronarët e të cilëve janë të shqetësuar për shkak të zjarrit të shkaktuar.
"Çdo qytetar i thjeshtë është i shqetësuar, jo ne që kemi biznese këtu nga të cilat jetojmë dhe varemi. Kjo është paksa e frikshme. Më vjen keq për ata lart që kanë pësuar më shumë dëme, dhe më poshtë në disa dyqane do të kemi dëme nga uji", tha Belki Aziba, pronar i një dyqani.
Ai vlerëson se shitësit duhet të kujdesen për situatën në Bezisten, ndërsa Komuna dhe shteti të kontrollojnë dhe të marrin masa për respektimin e rregullave dhe masave për mbrojtjen nga zjarri.
Inspektimi duhet të tregojë se çfarë e shkaktoi zjarrin dhe sa dëme materiale u shkaktuan. mb/
Foto: MIA