• e premte, 05 dhjetor 2025

Shuhet zjarri në afërsi të Athinës - në ishullin Kretë vihet nën kontroll

Shuhet zjarri në afërsi të Athinës - në ishullin Kretë vihet nën kontroll

Athinë, 4 korrik 2025 (MIA) - Zjarri i madh që shpërtheu dje në afërsi të qytetit port Rafina në pjesën lindore të zonës së Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës, tërësisht është shuar, ndërsa sërish në ishullin Kretë është vënë nën kontroll, megjithatë zjarrfikësit janë në gjendje gatishmërie për të parandaluar shpërthime të reja të mundshme, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zjarri në qytetin Jerapetra në pjesën juglindore të ishullit Kretë shpërtheu të mërkurën, për shkak të erës së fortë menjëherë u përhap dhe u evakuuan mijëra banorë dhe turistë nga vendet e rrethinës.

Vonë mbrëmë, pati një shpërthim të ri në një zonë të pakalueshme, por u vu menjëherë nën kontroll, ndërsa këtë mëngjes nuk ka asnjë vatër aktive.

Ndërhyjnë 230 zjarfikës me 13 ekipe të këmbësorisë, 46 automjete dhe grupe të fronëve, si dhe mjete ajrore.

Sipas mediave lokale të ishullit, në komunat e përfshira nga zjarri është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Edhe në Kretë në afërsi të Athinës, në zjarret e mëdha u dogjën shtëpi, ndërsa plotësisht do të vlerësohet dëmi material i shkaktuar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR