• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shuhet nga ajri zjarri në malin Serta në rajonin e Shtipit

Shuhet nga ajri zjarri në malin Serta në rajonin e Shtipit

Shtip, 13 korrik 2024 (MIA) - Zjarri në malin Serta në mes të fshatrave Sellcë dhe Dragoevë të Shtipit për momentin është duke u shuar nga ajri, deklaroi sot për MIA-n, kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov. Theksoi se bëhet fjalë për një zjarr që është në terren të pakalueshëm dhe po digjet pylli.

"Në terren ndodhen rreth 100 zjarrfikës, efektivë të Forcave të armatosura, punonjës të Pyjeve kombëtare, gjuetarë vullnetarë dhe banorë të fshatrave. Zjarri nuk mund të shuhet nga toka, sepse po digjet pylli", thotë Jordanov.

MIA dje informoi se zjarri nuk është i ndërlidhur me flakët e zjarrtë në rajonin e Negotinës të malit Serta, por bëhet fjalë për një zjarr krejtësisht tjetër në anën tjetër të malit në pjesën e Shtipit. mb/


QËNDRONI TË LIDHUR