• e premte, 05 dhjetor 2025

Shtyhet votimi në AFET pas raportit të Vajcit për vendin

Shtyhet votimi në AFET pas raportit të Vajcit për vendin

Bruksel, 13 maj 2025 (MIA) - Në rend dite të mbledhjes së nesërme të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) nuk përfshihet votimi për raportin e vendit për vitin 2023 dhe 2024 të raportuesit Tomas Vajc, siç ishte parashikuar më parë.

Nga kabineti i eurodeputetit austriak Vajc, për MIA-n deklaruan se shtyrja ishte për shkak të mbivendosjes së orareve me partitë tjera politike.

"Eurodeputeti Vajc dëshiron të organizojë takime sa më gjithëpërfshirëse, informon njëri nga asistentët e tij.

Sipas tij, për raportin e Vajcit për vendin Parlamenti Evropian do të shprehet në seancën plenare në korrik.

Nga shërbimi për media i PE-së për MIA-n informuan se raporti për vendin nuk është rendi i nesërm i ditës së AFET për "arsye të pastërta administrative".

"Kjo shpesh herë ndodh në AFET", theksoi zëdhënësi i PE-së.

Takimi i ardhshëm i AFET është parashikuar më 4 dhe 5 qershor. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR