• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtresa e borës në Turqinë lindore ka mbërritur në 10 metra

Shtresa e borës në Turqinë lindore ka mbërritur në 10 metra

Ankara, 31 janar 2024 (MIA) - Në shumë vende në Turqinë lindore është formuar shtresa e borës me lartësi prej dhjetë metrave, njofton sot televizioni privat turk NTV.

Reshjet e borës dhe stuhitë në Anadollinë lindore e kanë lëshuar vendin e të ftohtit të fuqishëm në ditët e kaluara, ndërsa temperaturat ditore janë afruar deri në minus 30.

Temperatura më e ulët e matur ka qenë në rajonin Ardahan, ku në qyteti lokal Çajlder, zhiva e termometrit ka treguar 31 gradë nën zero. Për shkak të motit të ftohtë në rrugët e asaj zone ka ngrica. Në zonën Agra, temperatura ka arritur minus 23 gradë.

Në Hakjari shtresat e borës prej dhjetë metrave i kanë bllokuar ndërtesat njëkatëshe dhe objektet bujqësore në disa fshatra. Për shkak të një orteku është mbyllur rruga mes qyteteve Çukurxha dhe Juksekova.

Për shkak të grumbullimeve të borës janë bllokuar rrugët që çojnë deri në qindra fshatra në zona të ndryshme në pjesën lindore të vendit. Vetëm në zonën Bitlis nuk ka qasje deri afër 150 vendbanimeve, ndërsa ekipet po përpiqen të pastrojnë borën e thellë deri katër metra nga rrugët.

Shumë vendbanime në qarqet Van, Hakjari dhe Mush janë gjithashtu të pakalueshme. mb/

Foto: printskrin Iks

QËNDRONI TË LIDHUR