• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtrenjtohen derivatet për një deri dy denarë për një litër

Shtrenjtohen derivatet për një deri dy denarë për një litër

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Derivatet preorj sonte në mesnatë do të rriten për një deri dy denarë për një litër, ka vendosur sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe menaxhimin me mbeturina komunale (KRRE). Me vendimin rriten për mesatarisht 1,52 për qind çmimet me pakicë të derivateve të naftës.

Sipas vendimit të KRRE-së, çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,5 denarë për litër, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 për një denar, ndërsa EURODIESEL (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për dy denarë për litër.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 është 86,5 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 88,5 denarë, EURODIESEL BS (D-E V) për 78 denarë dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 77 denarë për një litër.

Me vendim të KRRE-së, për 0,286 denarë për një kilogram ulet çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 45,173 denarë.

KRRE thekson se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatare prej 2,184 për qind për benzinën, 3,802 për qind për dizelin, 4,795 për qind për vajin ekstra të lehtë, ndërsa tek mazuto ka rënie mesatare prej 1,242 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, në bazë të të cilit janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,382 për qind. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR