Shtrenjtohet mazuti, çmimet e karburanteve të tjera mbeten të pandryshuara
- Post By Fitore Curri
- 13:37, 7 shkurt, 2025

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) – Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 1,444 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 47,469 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe i EURODIZEL (D-E V) dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri të (EL-1) nuk ndryshojnë. fc/
Fotografia: MIA