• e premte, 05 dhjetor 2025

Shtrejtohen karburantet

Shtrejtohen karburantet

Shkup, 23 qershor 2025 (MIA) - Benzina nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohet për 1,5 denarë për litër, çmimi i naftës rritet për një denar, ndërsa ai i vajit ekstra të lehtë për dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullator i energjetikës, i shërbimeve të ujit dhe i shërbimeve të menaxhimit  me mbeturinat komunale (KRRE). Me vendimin e ri bëhet një rritje mesatare prej 2,0 për qind e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, krahasuar me vendimin e mëparshëm.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 77,5 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 79,5, EURODIZEL BS (D-E V) për 73, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) për 72 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS mbetet 41,687 denarë për kilogram.

Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatare prej 6,182 për qind për benzinën, te dizeli për 2,172 për qind, te vaji ekstra i lehtë për 6,442 për qind dhe te mazuti për 2,609 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, mbi të cilin u formuan çmimet me përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,1578 për qind. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR