Shtatmadhoria e Ukrainës: Kemi shkatërruar anijen "Ciklon" në Krime
- Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Ukrianës konfirmoi se në sulmin ndaj Gjirit të Sevastopollit, ku ndodhen disa anije të flotës ruse të Detit të Zi, është goditur dhe shkatërruar anija ruse "Ciklon".
- Post By Fami Bajrami
- 19:02, 21 maj, 2024

Kiev, 21 maj 2024 (MIA) - Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Ukrianës konfirmoi se në sulmin ndaj Gjirit të Sevastopollit, ku ndodhen disa anije të flotës ruse të Detit të Zi, është goditur dhe shkatërruar anija ruse "Ciklon".
"Natën e 19 majit, forcat e mbrojtjes së Ukrainës kanë goditur anijen ruse 'Ciklon' në Sevastopoll", kumtoi Shtatmadhoria.
Sulmi është kryer me dronë.
Rusia në mënyrë joligjore ka anektuar Krimenë në vitin 2014. bsh/
Foto: Arkiv