• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtatë trupa, mes të cilëve edhe dy adoleshentë të zhdukur, janë gjetur në qytetin e Oklahomës

Shtatë trupa, mes të cilëve edhe dy adoleshentë të zhdukur, janë gjetur në qytetin e Oklahomës

Uashington, 2 maj 2023 (MIA) - Trupa të shtatë personave janë gjetur në një fermë në shtetin federal të Oklahomës gjatë gjurmimit për dy adoleshentë të zhdukur, konfirmuan hetuesit shtetërorë. Në mesin e të vdekurve janëe dhe trupat e dy adoleshentëve të zhdukur dhe një delikuent i regjistruar seksual, në shtëpinë e të cilit janë gjetur viktimat.

Trupat janë gjetur në afërsi të qytetit Henrieta, në lindje të Oklahoma sitit, deklaroi zëdhënësi i Byrosë hetimore në Oklahoma, Xherald Dejvidson. Ai shtoi se në rrjedhë është identifikimi i viktimave dhe se është ndërprerë gjurmimi për adoleshentët dhe njeriut me të cilin supozohej se është me dy vajzat.

Paraprakisht kishte filluar gjurmimi për Ajvi Uebster (14) dhe Britni Brauer (16), të cilat kinse ishin parë me delikuentin e regjistruar seksual Xhesi Mekfejden. mekfejden ishte i dënuar për dhunim të shkallës së parë në vitin 2003 dhe ishte liruar në tetor të vitit 2020. Ai dje duhej të paraqitej para gjykatës nën akuzën për posedim të pornografisë së fëmijëve. ab/

foto: Regjistri amerikan i delikuentëve seksual

QËNDRONI TË LIDHUR