• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtatë të vdekur në Pakistan në një sulm të një ekipi për vaksinim kundër paralizës së fëmijëve

Shtatë të vdekur në Pakistan në një sulm të një ekipi për vaksinim kundër paralizës së fëmijëve

Kar, 9 janar 2024 (MIA) - Shtatë persona humbën jetën në Pakistan në një sulm me bombë ndaj punonjësve shëndetësorë të cilët vaksinonin kundër paralizës së fëmijëve.

Polici i cili ishte plagosur rëndë në sulmin e djeshëm me bombë në Pakistanin veriperëndimor ndërroi jetë sot në spital, me çka numri i të vdekurve në sulm për të cilin përgjegjësinë e ndërmorën talebanët e Pakistanit, u rrit në shtatë.

Në kumtesën e policisë bëhet e ditur se të paktën tre policë mbetën në gjendje kritike pas sulmit në rajonin Mamund, ish strehë e talebanëve pakistanezë në provincën Hajber Pahtunva, e cila kufizohet me Afganistanin.

Përgjegjësinë për sulmin menjëherë e ndërmorën talebanët pakistanezë. Megjithatë, në një pohim tjetër mbrëmë vonë, grupi Shteti Islamik i akuzoi talebanët pakistanezë se rrejshëm e ndërmarrin përgjegjësinë për sulmin me bombë. 

Vaksinimi në Mamund sot është ndërprerë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR