• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtatë të arrestuar në një aksion antiterrorist në Belgjikë

Shtatë të arrestuar në një aksion antiterrorist në Belgjikë

Bruksel, 25 korrik 2024 (MIA) - Shtatë persona janë privuar nga liria gjatë një aksioni policor të zbatuar në nëntë qytete në Belgjikë, informon servisi radiodifuziv shtetëror belg VRT duke iu referuar burimeve në Prokurorinë federale. 

Sipas informacioneve të televizionit, shtatë personat, të arrestuar gjatë bastisjeve të 14 objekteve banesore në kuadër të hetimit antiterrorist, janë të dyshuar për pjesëmarrje në aktivitete të një grupi terrorist, financim të terrorizmit dhe përgatitje të sulmit terrorist, qëllimi konkret i të cilit ende nuk është përcaktuar. 

Bastisje janë kryer në shtëpi në Antverpen, Seraing, Sint - Jost ten Nod, Menen, Leopoldsburg, Liezhë, Kortrijk, Gent dhe Zonhoven.

Të privuarit nga liria, sipas VRT, për momentin po merren në pyetje para gjykatësit hetues, i cili pas bisedimeve të kryera do të duhet të vendosë se a do tu caktojë masën e paraburgimit. 

Prokuroria federale belge për momentin zyrtarisht nuk i komentoi këto informacione. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR