• e premte, 05 korrik 2024

Shtatë persona janë vrarë, ndërsa tetë janë plagosur në sulmin e armatosur në një kishë në Hamburg

Shtatë persona janë vrarë, ndërsa tetë janë plagosur në sulmin e armatosur në një kishë në Hamburg

Hamburg, 10 mars 2023 (MIA) - Një burrë i armatosur, për të cilin besohet se vet ka vepruar, mbrëmë ka vrarë shtatë persona dhe tetë të tjerë ka plagosur në një kishë të dëshmitarëve të Jehovait në qytetin gjerman Hamburg, kumtoi policia, e cila po e heton motivin për sulmin.

Policia njoftoi se sulmuesi me siguri është një nga personat e vrarë në vendin e krimit. Gazeta "Bild" publikoi se të shtënat kanë ndodhur në sallën mbretërore të kishës.

Paraprakisht, DPA, duke iu referuar gazetarëve në vendin e ngjarjes, njoftoi se banorët në lajgen veriore Alsterdorf kanë marrë paralajmërim në celular që të mos dalin për shkak të situatës së rrezikshme për jetë. Xhirimet televizive treguan dhjetëra automobilë policorë dhe automjete zjarrfikëse, të cilët i bllokojnë rrugët.

Policia kumtoi se ka marrë thirrje diçka pas orës 21, ndërsa policët e uniformuar të cilët kanë arritur në vendin e ngjajres, kanë gjetur disa trupa të pajetë dhe disa të lënduar rëndë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR