• e martë, 24 dhjetor 2024

Shtatë persona humbën jetën në një aksident në një minierë të braktisur të arit në Liberi, njoftoi ministri i Minierave Pej

Shtatë persona humbën jetën në një aksident në një minierë të braktisur të arit në Liberi, njoftoi ministri i Minierave Pej

Monrovia, 26 mars 2024 (MIA) - Shtatë persona humbën jetën në një aksident në një minierë të braktisur të arit në Liberi, njoftoi sot ministri i Minierave të vendit të Afrikës Perëndimore, Uilmot Pej.

Ai theksoi se numri i saktë i viktimave do të dihet kur ekipi i shpëtimtarëve do të mbërrijë në vendin në afërsi të aksidentit në zonën e lumit Ces në Liberinë qendrore. 

"Më thanë se shtatë persona pësuan, por këtë mund ta vërtetojmë derisa ekipi shpëtimtar nuk vjen në vendin e ngjarjes. Miniera është braktisur para disa muajve", deklaroi Pej, duke shtuar se nuk e di se cila kompani menaxhon me minierën.

Liberia, një nga vendet më të varfra në botë, është e pasur me xehe përfshirë ari, diamant dhe hekur. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR