• e premte, 05 dhjetor 2025

Shtatë ditët e fundit të fushatës zgjedhore, partitë me premtime për jetë më të mirë për qytetarët

Shtatë ditët e fundit të fushatës zgjedhore, partitë me premtime për jetë më të mirë për qytetarët

Shkup, 10 tetor 2025 (MIA) - Fushata zgjedhore po hyn në fazën e saj të fundit. Kanë mbetur edhe shtatë ditë deri në heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve që do të mbahen më 19 tetor. Aktivitetet zgjedhore të partive vazhdojnë edhe sot.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jetë në pjesën jugore të vendit me tubime dhe takime me qytetarë në Dojran, Vallandovë, Bogdanci dhe Gjevgjeli, ndërsa kandidati i tyre për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgjievski do të mbajë konferencë për shtyp.

LSDM-ja opozitare sot do të vizitojë disa nga komunat e Shkupit dhe komunën e Bërvenicës në Tetovë. Karvani i LSDM-së do të jetë në Sopishtë, Gjorce Petrov dhe Gazi Babë. Deklaratë për media do të japë kandidatja për kryetare të Shkupit, Kaja Shukova.

Aktivitete janë paralajmëruar edhe nga koalicioni VLEN.

Ndërksë, konferencë për shtyp do të mbajë edhe kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, si dhe nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi dhe kandidati për kryetar të Likovës, Erkan Arifi.

Për sot, aktivitete zgjedhore në Manastir janë caktuar nga E Majta, ku është paralajmëruar prania e kreut të partisë Dimitar Apasiev dhe kandidates për kryetare të Strugës, Jovana Mojsovska.

Partitë dje dolën me premtime ndaj qytetarëve për investime në infrastrukturë, zhvillim lokal dhe krijimin e kushteve që të rinjtë të qëndrojnë në qytetin e tyre. Liderët e partive më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM dje folën edhe për gjyqësorin, duke premtuar reforma dhe sundimin e ligjit dhe drejtësisë.

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri aktual Hristijan Mickoski nga tubimi në komunën e Ilindenit tha se duhet të ketë drejtësi dhe përgjegjësi dhe të bëhet një resetim i sistemit që nuk do të jetë vetëm politik, por edhe institucional.

"Kjo rivendosje nuk do të jetë vetëm politike. Do të jetë morale, institucionale dhe popullore. Do të ketë drejtësi dhe do të jetë e shpejtë. Do të ketë përgjegjësi dhe atë përgjegjësi reale. Kjo rivendosje do të jetë e drejtë, por e pamëshirshme ndaj atyre që abuzuan me popullin. Ne do ta kthejmë përgjegjësinë, dinjitetin dhe ajo që është e rëndësishme për ne është të kemi një sistem të cilit të gjithë do t'i shërbejmë me krenari", theksoi Mickoski.

Мицкоски зборуваше на темата за судството во земјата при што посочи дека време е да се изгради држава на правда, слобода и грижа за секого, затоа што слободата не е само дел од Уставот туку н

Ndërkaq, lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, në tubimin në Kavadar vlerësoi se në vend mungon drejtësia, duke akuzuar Mickoskin se nuk dëshiron gjyqësor të pavarur, por gjyqësor nën kontrollin e partisë.

"Mickoski nuk dëshiron gjyqësor të pavarur. Ai dëshiron gjyqësorin e tij. Ai nuk dëshiron prokurorë sipas ligjit, por prokurorë sipas një liste nga fletoret në Pallatin e bardhë. Prandaj sonte e pyes publikisht: Pse nuk bëri asgjë? Pse nuk reformuat gjyqësorin dhe prokurorinë? Pse keni frikë, Mickoski? A është sepse e dini se, nëse gjyqësori bëhet vërtet i pavarur, gjysma e qeverisë suaj do të duhet t'i përgjigjet ligjit?, ka thënë Filipçe.

 

QËNDRONI TË LIDHUR