Shtajnmaer arriti për vizitë dyditore në Izrael
- Presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmaer arriti pasdite në Tel Aviv për vizitë dyditore në Izrael, me ftesë të kolegut të tij izraelit, Isak Hercog. Me Shtajnmaerin udhëton edhe kryetari i Bundestagut, Berbel Bas.
- Post By Besnik Shuki
- 17:18, 26 nëntor, 2023

Berlin, 26 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmaer arriti pasdite në Tel Aviv për vizitë dyditore në Izrael, me ftesë të kolegut të tij izraelit, Isak Hercog. Me Shtajnmaerin udhëton edhe kryetari i Bundestagut, Berbel Bas.
Udhëtimi konsiderohet si shenjë e posaçme të solidarizimit me Izraelin.
Për sot nuk janë planifikuar biseda politike mes dy presidentëve.
Presidenti gjerman do t'i vizitojë edhe Omanin dhe Katarin. bsh/