• e premte, 05 dhjetor 2025

Shtërpka: Gjuha sllovake dhe maqedonase, edhe pse gjuhë të vogla dhanë vepra të mëdha dhe të rëndësishme dhe nevojitet bota t'i vlerësojë akoma më shumë

Shtërpka: Gjuha sllovake dhe maqedonase, edhe pse gjuhë të vogla dhanë vepra të mëdha dhe të rëndësishme dhe nevojitet bota t'i vlerësojë akoma më shumë

Strugë, 21 gusht 2025 (MIA) - Marrja e Kurorës së Artë është me rëndësi të madhe për afirmimin e fjalës potetike sllovake në botën e sotme turbulente. Gjuha sllovake dhe ajo maqedonase rrjedhin nga e njejta bazë, edhe pse gjuhë të vogla, bëjnë vepra të mëdha dhe të rëndësishme dhe nevojitet bota t'i shohë, vlerësojë dhe çmojë akoma më shumë. Mu mirënjohjet e këtilla dhe përkthimi në tre gjuhë e poezisës së zgjehdur krahas publikut maqedonas dhe ndërkombëtar do të ketë mundësi t'i gëzohet fjalës së bukur të shkruar, theksoi sot në konferencën për shtyp fituesi i mirënjohjes më të lartë të Festivalit të netëve strugane të poezisë, poeti, rrëfyesi, eseisti dhe përkthyesi sllovak, Ivan Shtërpka.

Ai shprehi kënaqësi që festivali e zgjodhi mu atë për fitues të këtij viti të mirënjohjes më prestigjioze në korniza internacionale.

"Ju jeni shtet që din t'i respektojë vlerat e mira dhe kam kënaqësinë që sot jam i pranishëm këtu mes jush. Jam shumë i lumtur që arritëm për një kohë të shkurtë ta përpunojmë një edicion të jashtëzakonshëm nga tërë opusi im poetik. Zgjedhjen e poezive e bëra personalisht. Jam mirënjohës që krahas maqedonishtes, me përkthimin në anglisht edhe publiku ndërkombëtar do të ketë mundësi t'i gëzohet fjalës së bukur të shkruar", tha Shtërpka.

Edicionin, i cili sipas tij, është i vëllimit të madh, e ka bërë personalisht dhe, theksoi, dërgon një porosi estetike në botën më gjerë të ngjarjeve kulturore.

Ai paraprakisht në parkun e Poezisë mbolli fidan, afër të cilit qëndron tabela e shkruar me emrin e tij, afër bardëve të tjerë poetë.

Në Sllovaki, nënvizoi, e dinë shumë mirë se Ohri është djepi i sllavizmit dhe se nga këtu vijnë vëllezërit Kirili e Metodi dhe e çojnë alfabetin e madh në Moravi të Madhe.

"Jam falënderues që kemi dorë të shtrirë edhe në ditët e sotme nga ju. Dërgojmë porosi se dora e shtrirë e unitetit dërgon edhe një porosi në botën më të madhe se ne. Por, bota nuk duhet të jetë më e madhe edhe për nga shpirti. Shpirti ynë, shpirti i sllavizmit që rrjedhë nga këto hapësira është ndërthirrur edhe në shpirtin sllovak. Unë këtë e pranoj dhe jam i nderuar që më përkthyet në gjuhën tuaj maqedonase", tha laureati i 64-t i Netëve strugane të poezisë.

Struga, tha drejtori i Festivalit, Nikolla Kukunesh, për të 64-tën herë i hapë dyert e veta për poezinë.

Drejtori artistik Mite Stefoski theksoi se këtë vit shpërblejnë letërsi sllovake, e cila përmes zgjedhjes së poezisë në edicionin tregjuhësor të laureatit, do të mundësojë perceptim më të gjerë në letërsinë maqedonase.

Në prag të edicionit të këtij viti, sot drejtorët e Festivalit dhe laureati vendosën lule para Shtëpisë përkujtimore të vëllezërve Milladinov në Strugë.

Hapja solemne e Festivalit do të mbahet sonte me ndezjen e zjarrit të festivalit dhe leximin e poemës antologjike Malli për jugun të Konstantin Milladinovit në Shtëpinë e poezisë.

Festivalin do ta hapë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, nën patronatin e së cilës mbahet edicioni i 64-t i Netëve strugane të poezisë.

Ngjarja do të vazhdojë me leximin poetik ndërkombëtar "Meridiane", ku do të interpretojnë poetë nga meridiane dhe kultura të ndryshme, duke e bartur mendimin e tyre poetik në qytetin e urave.

Prej sot, e deri më 25 gusht, në edicionin e këtij viti të këtij manifestimit prestigjioz ndërkombëtar poetik do të marrin pjesë 70 poetë nga pjesë të ndryshmetë botës, të cilët, në frymën e traditës, përmes një sërë leximesh poetike do të ndërtojnë ura të mirëkuptimit, empatisë dhe dialogut kreativ. Fokusi i edicionit të këtij viti është alfabeti glagolik, ndërsa skenografia e festivalit e jetësoi atë dhe i dha dimension të ri, përmes formësimit bashkëkohor vizual. ab/

Foto: МIА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR