• e martë, 19 nëntor 2024

Shtëpia e Bardhë: SHBA-ja nuk do t'i dërgojë Ukrainës ATACMS

Shtëpia e Bardhë: SHBA-ja nuk do t'i dërgojë Ukrainës ATACMS

Uashington, 21 shtator 2023 (MIA) - SHBA-ja nuk do t'i dërgojë Ukrainës sistemet taktike të armatës (ATACMS) si pjesë e pakos së re ushtarake për atë vend, deklaroi këshilltari për siguri nacionale i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan.

Ai tha se presidenti amerikan, Xho Bajden nesër do të kumtojë pako të re në të cilën do të përfshijë sisteme për mbrojtje ajrore dhe armë të tjera për ta ndihmuar Kievin para dimrit të rëndë.

"Lideri amerikan vazhdimisht bisedon me kolegët e vet ushtarak dhe evropianë, si dhe me vetë ukrainasit, për atë se çka nevojitet në fushë-betejë në cilën do fazë të luftës", tha Salivan.

Bajden vendosi se nuk do të dërgojë ATACMS, por nuk e përjashtoi mundësinë për të ardhmen. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR