• e martë, 24 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: SHBA-ja angazhohet për pauza humanitare në Gazë, por jo edhe për ndërprerje të plotë të zjarrit

Shtëpia e Bardhë: SHBA-ja angazhohet për pauza humanitare në Gazë, por jo edhe për ndërprerje të plotë të zjarrit

Uashington, 3 nëntor 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë e shqyrton mundësinë për vendosjen e pauzave në konflikt mes Izraelit dhe Hamasit që t'u ndihmohet njerëzve që të largohen nga Gaza dhe të lejohet hyrje e ndihmës humanitare, por e përsëriti kundërshtimin e tij për ndërprerje të plotë të zjarrit. 

Zëdhënësi i sigurisë kombëtare, Xhon Kirbi u tha gazetarëve se pauzat e tilla do të jenë të përkohshme dhe të lokalizuara dhe instistoi në atë se nuk do ta pengojnë Izraelin që të mbrohet. 

"Po bëjmë përpjekje që ta hetojmë idenë për vendosjen aq sa duhen pauza që të vazhdojmë me dorëzimin e ndihmës dhe të vazhdojmë të bëjmë përpjekje që t'i nxjerrim njerëzit, duke përfshirë edhe pengjet", u tha ai gazetarëve në brifingun e rregullt në Shtëpinë e Bardhë. 

Presidenti Xho Bajden të mërkurën foli për nevojën nga pauza që të lejohet lirimi i pengjeve të cilat i mbante Hamasi, por ai refuzoi të bëjë thirrje për ndërprerje të plotë të zjarrit. 

Izraeli thotë se qëllimi i tij janë sulmet ndaj Hamasit, ndërsa jo ndaj civilëve dhe e akuzon grupin se po shfrytëzon civilë si mbrojtje e gjallë. 

Në bombardimet izraelite gati katërjavëshe në Rripin e Gazës si hakmarrje për sulmet vdekjeprurëse të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor janë vrarë të paktën 9.061 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavën e kontrolluar nga Hamasi. fc/

Fotografia: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR