• e diel, 22 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi strategji kombëtare kundër Islamofobisë

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi strategji kombëtare kundër Islamofobisë

Uashington, 2 nëntor 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar një plan kombëtar kundër Islamofobisë në SHBA.

Administrata e presidentit Xho Bajden, do të punojë me përfaqësues të shoqatave myslimane, grupe përfaqësuese, anëtarë të Kongresit dhe të tjerë, që të zhvillohet strategjia kombëtare për "të kundërshtuar të keqen e islamofobisë dhe urrejtjes në të gjitha format e saj", deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin, Zhan-Pjer.  

"Gjatë kohë, myslimanët në Amerikë dhe ata që mendohet se janë mysilmanë, siç janë arabët dhe sikët, kanë pësuar një numër joproporcional të sulmeve të nxitura nga urrejtja dhe incidente të tjera diskriminuese", tha Zhar-Pjer.

Të gjithë ne ndjemë keqardhje për vrasjen e fundit të Vadea Al-Fajome, një djalë 6-vjeçar, palestino amerikan mysliman dhe sulmin brutal ndaj nënës së tij në shtëpinë e tyre, afër Çikagos. 

Ky hap është pjesë e përpjekjeve të administratës amrikane të presidentit Xho Bajden, për të forcuar dhe koordinuar më mirë luftën kundër islamofobisë, antisemitizmit dhe formave simotra të diskriminimit. si/mb/

Foto: Arkiva e MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR